Adelina Tahiri e ftuar në “Zemër Luana” ka bërë një deklaratë të papritur. Këngëtarja i habiti të gjithë pasi tha se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk janë në momentin më të mirë të marrëdhënies së tyre, madje nuk përjashtoi as ndarjes.
Pjesë nga biseda:
Olsi Byluku: Cilin do veçoje si momentin më të keq në marrëdhënien tuaj 9 vjeçare? Na thuaj momentin. Adelina Tahiri: Ndoshta për momentin! Bes Kallaku: Na trego një rast që ke menduar ndarjen?
Adelina Tahiri: Të gjithë ne që jemi çifte që kemi kaluar një periudhe të gjatë bashkë ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi është fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendoj, ta mendon ndarjen; nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë!
Adelina Tahiri drejt ndarjes me partnerin, ç’po ndodh me, Menjëherë pas kësaj sfide Adelina shtoi duke thënë: “Kur jam keq s’mund të them që jam mirë!”, duke deklaruar që po e vuante këtë moment.