“Ai provoi me me m’ra…” – Deliu-Korda akuzon deputetin e LVV-së për dhunë.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra ka folur për dhunën e shfaqur ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Insajderi.
Ajo e ka akuzuar deputetin e LVV-së, Halil Thaçin për dhunë, ku mes tjerash ka deklaruar se ai ka provuar t’i bie.
“Nuk kom mbërri me pa, por më pas e kam parë nga pamjet e mediave. Nuk e kom dit njëherë se prej kujt ka ardhë”, tha ajo në Frontal, përcjell Insajderi.
Deliu-Kodra u shpreh se deputeti Thaçi edhe e ka sharë.
“Problemi është gjuha me të cilën komunikon Thaçi jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj deputeteve tjera. Sharje më brutale ndaj meje. Një burrë që përmes muskujve provon me cu dorën ndaj një gruaje në kuvend dhe përpjekjet që i kemi bërë unë dhe koleget e mia, jemi mundu me i tërhjek kolegët”, deklaroi ajo.
Ajo thotë se nuk e ka kuptuar se ku ishte problemi i deputetit Thaçi.
“Nuk e kam dëgjuar një deputet me fol me atë gjuhë të shëmtuar që nuk i ka hije, e kanë dëgju të gjithë”, u shpreh ajo.
Deputetja e PDK-së tha se Thaçi ka tentuar që ta godasë atë.
“Mirë që e kisha një pjesë të kolegëve afër, sepse ai provoi me më ra”, tha ajo.