Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Këngëtarja Fejza me bashkëshortin e saj ishin tejet të lumtur dhe falënderuan të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan këtij gëzimi te madh familjar.
Ahengu i familjes Behluli ishte top temë në fundjavë. Martesa e djalit të këngëtares Shkurte Fejza zgjoi shumë interes dhe u përcoll në rrjete sociale e në media.
Në një dasmë madheshtore me miq dhe shumë figura publike, Arbëri dhe Erza festuan kurorëzimin e tyre. Pjesë e kësaj kremte ishte edhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka ururar çiftin për martesën, duke ju dëshiruar shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët.
Kryqi në qaforen e Anita Haradinjat në dasëm merr vëmendjen e komentuesve. Në mesin e të ftuarve në dasmën e djalit të këngëtares Shkurte Fejza, ishte edhe çifti Ramush e Anita Haradinaj.
Ata patën urimet më të mira për Arbrin e Erzen dhe pikërisht diçka gjatë intervistës ka tërhequr vëmendjen e komentuesve, të cilëve nuk u ik asgjë. Një kryq në qaforen e Anitës ka bërë që shumë komentues në rrjete sociale të parashtronjë pytje të shumta.
Shiko komentet: