Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se fillimisht ishin raportuar katër të lënduar derisa pas ekzaminimeve të tjera në vendin e ngjarjes është hasur edhe në një person pa shenja jete. Poshtu bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit është edhe një zyrtar policor.
“Katër persona të lënduar, njëri prej tyre ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, kurse tre të lënduarit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal e më pas në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve policore, janë edhe IPK, pasi njëri prej të lënduarve është polic”, ka deklaruar ai.
Ai theksoi se të lënduarit e tjerë janë dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Pejës e më pas edhe në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Më poshtë pamjet nga aksidenti: