Brazili ka bërë një paraqitje spektakolare në fitoren prej 2-0 në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’. Një paraqitje dominuese e Selecaos në fraksionin e parë të lojës, në të cilin megjithatë nuk arriti të shënonte. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin G, futbollistët e Brazilit i shënuan dy gola në portën e përfaqësueses serbe.
Raphinha pati ndër rastet më të mira të pjesës së parë, por skuadra jugamerikane nuk e gjeti golin dhe shkoi në pushim pa realizuar. Gjithçka ndryshoi në gjysmën e dytë të takimit, në të cilin brazilianët dhuruan spektakël dhe gola. Ndërkohë në fundin e ndeshjes një tifoz nga Katari ka bërë simbolin e shqiponjës para lojtarëve të Serbisë duke thënë: “Albania, Albania”.
Shiko videon më poshtë: