Para Eurovizionit, Albina Kelmendi përlotet nga surpriza e bashkëshortit.
Albina Kelmendi ishte e ftuara e rradhës në ‘Më prit në fundjavë’.
Këngëtarja ndau shumë detaje nga performanca e saj në Eurovizion edhe pse në fakt nuk e priste se bashkëshorti i saj do ta surprizonte në program.
Me anë të një videomesazhi ai pohoi se Albina dhe familja Kelmendi janë duke bërë maksimumin për garën europiane, ç’ka e çmonte shumë. Por gjysmës së tij çfarë fjalësh i dedikoi?
“Janë familje artistësh, kam bindjen që do korrin një sukses të jashtzakonshëm. Albina më plotëson në të gjitha aspektet. Ajo më bën çdo ditë krenar, me jep motiv e frymëzim’ Kaq mjaftoi që Albina të përlotej përballë Ermalit edhe pse shtoi se Valoni se ka shumë qejf kur ajo loton në ekran.