Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako parashikon kohëra të vshtira për shqiptarët. Ai, kohë më parë nënjë emision televiziv kishte thënë se dimri që do të vijë do të jetë shumë i vështirë në botë. Ai i bën thirrje qeverisë dhe shqiptarëve që të jenë të përgatitur mirë për sezonin e dimrit.
“I bëj thirrje kryeministrit të ardhshëm dhe shqiptarëve. Mos i shisni prodhimet bujqësore jashtë shtetit, sikur dhe me flori t‘ua japin. Ushqeni popullin tuaj. Grurë, misër, drithëra, zarzavate, vaj ulliri. Shqiptarët të ruajnë kafshët e tyre që të ushqejnë vendin.
Dimri do jetë shumë i vështirë në botë dhe do vijnë ti kërkojnë me çmime shumë të larta. Qeveria ti ngrejë doganat me çmime shumë të larta që ata të mos kenë mundësi të marrin asnjë gjë. Të mbushen frigoriferët plot në vjeshtë, me limona mandarina, vaj ulliri etj. Shqiptarët do të përballojnë një dimër jashtëzakonisht të frikshëm. Më i frikshëm do jetë tjetri pasi është luftë 10-vjeçare”, kishte thënë cako Cako.
Mirëpo, ai këto deklarata i kishte bërë para më shumë se një viti dhe asgjë deri më tani nuk ka ndodhur. Parashikimi i tij ka dalë të jetë i njëjtë me ato të filmave fantastiko-shkencor, por asgjë që ka të bëjë me realitetin.