Anjeza Shahini ka hedhur poshtë lajmet se ajo dhe bashkëshorti i saj janë ndarë. Lajmet qarkulluan në portale pasi në Instagramin e këngëtares mungonin fotot me bashkëshortin. Tani Anjeza ka reaguar duke shkruar se lajmi i ndarjes nuk është e vërtetë dhe se të gjitha portalet që kanë publikuar dicka të tillë duhet të kërkojnë falje publike për lajmin e gënjeshtërt.
Anjeza Shahini reagon pas lajmeve për ndarje: Të keni turp që
“Keni të “drejtën” tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore. Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga websitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara që menaxhoni, dhe të përgënjeshtroni urgjentisht konkluzionin tuaj reth statusit tim familjar! Edhe për ju kjo ishte shumë e ulet. Të keni turp që lëndoni një familje, dëmtoni imazhin e një vajze të rritur para syve të publikut shqiptar”, ka shkruar Anjeza.
Anjeza Shahini reagon pas lajmeve për ndarje: Të keni turp që
“Problemi nuk qëndron thjesht tek thashethemi i momentit, por tek gënjeshtra që mbetet në arkivë dhe këtë askush nuk duhet ta tolerojë. Sigurisht që unë do mundohem t’i shkoj deri në fund, por juve nuk do ua lodh kokën me detaje”, shkruan ajo në një tjetër postim.