Blerim Morina, 24-vjeçar nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën e bamirësve. Morina, prind i një vajze, disa muaj më herët është diagnostifikuar me leukemi akute. Pas keqësimit të gjendjes, ai është shtrirë në spital dhe ka nisur trajtimin me kimioterapi. Atij i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të cilin familja s’ka mundësinë ta paguaj.
Për operacion, atij i duhen 100 mijë euro, pasi, 20 mijë tashmë janë grumbulluar. E ata që kanë mundësi ta ndihmojnë të riun nga Mitrovica, apelohen që të ndihmojnë në numrat e poshtëshënuar. Të dhënat bankare si dhe numret e kontakte i gjeni në foton më poshtë.