“As fati i shoqes së saj nuk dihet”, eksperti për vrasjen e Liridonës: Sekreti që dinte i kushtoi jetën. Vrasja e Liridona Ademajt ende nuk është zbardhur ndërkohë që dëshmitë e personave të arrestuar kanë aluduar për konflikte me bashkëshortin e histori tradhëtie.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se deklaratat e bëra janë të qëllimshme për të shmangur vëmendjen nga e vërteta.
Sipas tij prokurorët e çështjes e kanë lidhur vrasjen e Liridonës me zhdukjen e një vajze nga Ferizaj në Suedi.
Eksperti shkon më tej duke treguar se sipas tij, vrasja e LIridonës dhe zhdukja e shoqes së saj, lidhen me një aktivitet të paligjshëm në Suedi për të cilin ato kishin dijeni.
“Nuk ishte e nevojshme të publikoheshin deklaratat e para. Publikimi mund të jetë për të çorientuar pistat reale të hetimit. Unë kam thënë se jeta e të ndjerës është marrë për shkak të sekreteve që ka pas. Ishte një mikeshë e saj nga Ferizaj, fati i saj ende nuk dihet. E zhdukura në Suedi ishte mikeshë e Liridonës. Dyshimet e mia personale, kemi të bëjmë me një organizim vrasje nga persona që nuk janë të ndaluar, për shkak të informacioneve që kishte e ndjera. Prandaj i dyshuari kryesor ka gjetur mënyrën më të mirë duke thënë se ishte i pranishëm gjatë vrasjes. Vrasja ka të bëjë me informacione që posedonte e ndjera për aktivitete të jashtëligjshme në Suedi. Babai i Naim Murselit së pari ka deklaruar se Liridona mund të ketë qenë në dijeni të sekreteve që i kanë kushtuar jetën. Mbase për një shmangie tatimore në shtetin e Suedisë me vlerën e 30 milionë eurove, të cilët nuk janë të arrestuar”, tha eksperti në një intervistë për Top Channel.