Në emision Kojshia Show, këtë javë u trajtua tema “Martesa në Islam”, ku mysafirë ishin hoxha Fadil Musliu dhe avokatja e njohur Nora Huseinovic, shkruan Korrespodenti. Avokatja Huseinovic, për deklaratat e Ikballe Hudutit tha se ato janë vetëm pjesë e jetës së saj private dhe se ajo nuk i përfaqëson gratë myslimane në Kosovë dhe më gjerë.
“Zonjë në fjalë nuk i përfaqëson gratë myslimane të Kosovës apo edhe më gjerë të Med’hhebit Hanefi dhe drejtimit Suni. Ajoe përfaqëson vetëm mendimin e vet personal, thjeshtë ajo ka folur për jetën e saj private. Se si e rregullon ajo dhe bashkëshorti i saj jetën private, neve fare nuk na intereson. Unë për veti e kam dëgju, e kam pranu si një mendim ndryshe, megjithatë unë nuk pajtohem me atë mendim”, ka thënë Huseinovic.
Shiko videon e më poshtme:
Ajo thotë se nuk i ka mendimet e njëjta me Ikballen sa i përket çështjes së martesave, as më pak për “Martesat e përkohshme”. Avokatja thotë se ajo nuk do ta ndante burrin e saj përgjysmë me një grua tjetër.
“Ne pajtohemi se nuk i kemi mendimet e njëjta me Ikballen lidhur me çështjet e trajtuara dhe specifikisht, lidhur me martesën e përkohshme. Pra martesa e përkohshme, siç e tha edhe hoxha, nuk është e lejuar në drejtimin tonë, aq më shumë nuk është e përkrahur, por edhe sikur të ishte e lejuar, unë nuk do ta përkrahja një të tillë. E rëndë është me i thanë burrit gjeje një edhe me kontratë, si grua po flas, sepse nuk është lehtë me e nda burrin me një grua tjetër. Unë personalisht nuk do ta ndaja burrin me një grua tjetër”, ka thënë avokatja Nora Huseinovic.
Ndiqeni minutën e 45:00 të emisionit për ta dëgjuar deklaratën e plotë të avokates Nora Huseinovic për martesat e përkohshme si dhe poligaminë në Islam. /Korrespodenti