Një aksident tragjik ndodhi sonte në rrugën Ferizaj – Shtime, ku mbetën të vdekur katër të rinj dhe u lënduan dy të tjerë. Plagëve që morën si pasojë e përplasjes me një veturë tjetër, të rinjtë nuk arritën t’iu mbijetonin dhe fatkeqësisht vdiqën në vendin e ngjarjes. Kurse dy të lënduarit, një çift bashkëshortor janë dërguar për trajtim në QKUK.
Sipas një qytetare e cila ka publikuar informacione në Facebook, viktimat Arlind e Arsim Isufaj kanë lidhje gjaku. Në njoftim thuhet se viktimat janë axhë e nip. “Fshati mollopolc u trondit prap me tragjedin e radhes si pasoj e aksidentit humben jeten dy kojshi në mosh të re, qofsh prej banorve të Xhenetit arlind bashk me agjen tan Arsimin. Zoti ju past marr nën mëshirën e vet ngushllime familjes Isufaj zoti u dhasht sabrin e gajretin“.
Ndryshe, Gazeta Sinjali raportoi sonte për vdekjen e katër të rinjve të vilët humbën jetën tragjikisht, në një aksident të rëndë që ndodhi para disa orësh në rrugën Ferizaj-Shtime.
Plagëve që morën si pasojë e përplasjes me një veturë tjetër ata nuk arritën t’iu mbijetonin dhe fatkeqësisht vdiqën në vendin e ngjarjes.
Burime nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se tre nga katër personat e vdekur në këtë aksident tragjik janë Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar dhe Arsim Isufi.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar edhe një çift, që pësuan lëndime të rënda trupore.
Sipas të njëjtave burime, burrë e grua janë dërguar tashmë në QKUK, ku po marrin trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Sipas informacioneve të para, të rinjtë ishin në një veturë të tipit BMW, kur papritmas shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me veturën në të cilën ndodhej çifti, duke pësuar kështu plagë të cilave nuk mundën t’iu bënin ballë.