Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në funeralin e 35-vjeçares shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së.
Krahas numrit të madh të personave që morrën pjesë në varrimin e 35-vjeçares edhe babai i së ndjerës, Marigona Osmani, e cila ishte dhunuar seksualisht e fizikisht deri në vdekje gushtin e vitit të kaluar nga të pandehurit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Pjesë e varrimit ishte edhe Policia e Kosovës. Të enjten e 1 dhjetorit, Ministrja Haxhiu ka thënë se sipas informacioneve që ka marrë, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë fizike dhe psikike, por që prokuroria e kishte liruar në procedurë të rregullt të dyshuarin.
Mëngjesin e së premtes, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është e treguar e ashpër në lidhje me funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në një konferencë për media, Haxhiu e ka fajësuar sistemin e drejtësisë për vrasjen e grave dhe vajzave.
Ajo ka thënë se ato po vriten për shkak të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.
“Për shkak të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë vajzat dhe gratë e Kosovës po vriten, edhe sa vajza dhe gra duhet të vriten në mënyrë që të këndellet sistemi i drejtësisë, edhe sa vajza dhe gra duhet të vriten në mënyrë që kriminelët të mos lëshohen në procedurë të rregullt, edhe sa vajza dhe gra duhet të vriten në mënyrë që kriminelët të mos lëshohen në procedurë të rregullt, edhe sa duhet të vriten në mënyrë që gjykatat të mos shqiptojnë nën minimumin që parasheh kodi dhe rendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Më 30 nëntor, e ndjera ishte vrarë në oborrin e QKUK-së. Bashkëshorti i saj i cili njëherit është i dyshuar në këtë rast, gjendet ende në arrati.