Babai me të dy djemtë: Katër të vdekurit në Liqenin e Gramshit janë familjarë të ngushtë.
Një tragjedi ka goditur sot Shqipërinë. Katër persona kanë humbur jetën pasi ishin futur për t’u larë në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur dhe nxjerrë në polumbarët e RENEA-s.
Sipas mediave në Shqipëri, të katër viktimat janë familjarë të ngushtë.
Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij Ruben dhe Esti Zogu kanë mbetur të vdekur së bashku me nipin e 46 vjeçarit. Melsi Zogu vetëm 20 vjeçar.
Policia, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA-s kanë shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë pasi kanë marrë një telefonatë se 4 shtetasit dyshohet se janë mbytur në Liqen.
Në buzë të liqenit policia ka gjetur 2 motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e shtetasve të mbytur.