8.6 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Barcaleta shumë qesharake: Bjondja dhe avokati

Një bjonde dhe një avokat ishin ulur pranë njëri-tjetrit gjatë një udhëtimi me avion. Avokati e pyet bjonden nëse dëshiron të luajë me të një lojë zbavitëse. Bjondja, e lodhur, dëshironte vetëm që të merrte një sy gjumë, kështu që ajo me edukatë i thotë jo dhe kthehet nga dritarja duke mbyllur sytë.

Avokati insiston dhe i shpjegon se loja është e thjeshtë dhe shumë zbavitëse. Ai i shpjegon, “Unë do t’ju bëj një pyetje dhe nëse nuk e dini përgjigjen, do të paguani 5 dollarë dhe anasjelltas”.

Përsëri, ajo i kthen shpinën dhe përpiqet të bëjë një sy gjumë. Avokati, tashmë i nervozuar, i thotë, “Mirë, nëse nuk e dini përgjigjen, më paguani 5 dollarë dhe nëse unë nuk e di përgjigjen, ju paguaj 500 dollarë“.

Kjo ia tërheq vëmendjen bjondes dhe duke përfytyruar se kjo “torturë” nuk do të marrë fund nëse ajo nuk bëhet pjesë e lojës së tij, ajo pranon të luajë.

Avokati bën pyetjen e parë: “Sa larg është Toka nga Hëna?”

Bjondja nuk tha një fjalë, hapi çantën e saj, mori një kartmonedhë prej 5 dollarësh dhe ia dha atij.

– Mirë, – tha avokati, – është radha juaj për të pyetur.

Ajo e pyet avokatin: “Çfarë është ajo gjë që ngjitet në mal me tri këmbë dhe zbret me katër këmbë?”

Avokati, i hutuar, merr laptopin e tij dhe kërkon të gjitha referencat e tij – por pa përgjigje. Ai kërkon në internet dhe në bibliotekën online, por sërish pa përgjigje.

I frustruar, ai dërgon e-mail tek të gjithë miqtë dhe kolegët e tij, por gjithashtu asnjë nuk ia gjen një përgjigje.

Pas një ore, ai e zgjon bjonden, i vrenjtur dhe pa pikë dëshire ia dorëzon 500 dollarët.

– Faleminderit, – ia kthen bjondja dhe kthehet sërish në krah për të fjetur.

Avokati, i mërzitur, e zgjon dhe pyet: “Epo, cila është përgjigjja?”

Pa ia kthyer asnjë fjalë, ajo hap çantën e saj, merr një 5 dollarsh, ia jep atij dhe kthehet sërish për të fjetur.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...