“Është bërë një hap i mirë drejt sektorit publik, por për sektorin privat është një.. deri qetash ende nuk kemi pa kurrfarë zgjidhje ku as paga minimale nuk është e definume. Dmth me 170 ka mbet, kjo është tmerr krejt”, thotë një qytetar i pakënaqur në një prononcim për “Tshtate”, shkruan pemajetes.com.
“Unë jam kryetar i sindikatës së sigurimit në KEK, jemi tu shku me u taku me disa në parlament, tash nuk e di kush merr pjesë prej tyre. Kemi do kërkesa tonat të cilat shume lypin zgjidhje, por janë pa zgjidhje nga viti 2004, jemi një sigurim i huazuar i paprivatizum. Kjo ndodh veç në Kosovë dhe në ndpnjë Somalie dikun se nuk ndodh tjetërkund”, thotë ai. /pemajetes.com
Më poshtë e keni videon e plotë: