Deamishel ishte banorja që hapi mbrëmë (e shtunë) ‘Kutinë e Pandorës’ në Big Brother VIP Albania. Si një gjë të mirë, ajo kishte për të takuar gjyshen e saj, me të cilën ka treguar disa herë se ruan një raport shumë të ngushtë.
Me këtë rast nga takimi i tyre u bë virale një pjesë, ku thuhet sikur gjyshja ia dhuroi një letër fshehurazi biondes. Për shumë u cilësua si një letër që mund të ketë ndonjë informacion, e të tjerët spekuluan se ishte thjesht një faculetë. Kjo tanimë po bën xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në çdo platformë të mundshme sociale.
Veç gjyshes së Deas, në oborr ishte edhe gjyshi i Keisit e babai i Sabianit si dhe një fqinje e ngushtë e Armaldo Kllogjerit. BBVA po vazhdon të marrë vëmendje gjatë gjithë kohës dhe të jetë një nga programet më të ndjekura në trojet shqiptare.
@iljasajd #teamluiz? #deamishel#korruption#bigbrotjervipalbnia#deatakongjyshen ♬ Originalton – Team Luiz