Opinjonistja Kimete Berisha ka reaguar ashpër ndaj Vedatit të Stupacave, i cili tani është banor në Big Brother Vip Kosova.
Berisha e ka kritikuar Vedatin pasi ky i fundit iu drejtua njëres prej banorëve(Xhuit) si “komandante e Dubait”. Tutje Berisha nuk kurseu as akuzat për Vedatin duke thënë se ka “bërë propagandë serbe kundër UÇK-së”.
“Mashkull i Dubait je vet! Çka është kjo punë kështu? Qysh i thuhet femrës ‘komandante e Dubait’! Dil jashtë! Çka u mor vesh kështu, femrat shqiptare mbijetojnë e përbirojnë veç si viktima. Në momentin që femra i del zot vetes – i gjuhën me ofendime, e godiasin në moral. Kush je ti, humorist mediokër!”, ka shkruar në facebook opinionistja Kimete Berisha.