Bie çmimi i naftës?
Në tregjet valutore, vlera e dollarit kundrejt valutave të tjera është rritur.
Indeksi i dollarit, i cili tregon vlerën e dollarit amerikan në raport me gjashtë monedhat e tjera më të rëndësishme botërore, sot po lëviz rreth 103.38 pikë, ndërsa dje në këtë orë ishte 103.02 pikë.
Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit të dollarit ndaj monedhës japoneze ra nga 144.55 e djeshme në 144.30 jen.
Megjithatë, monedha amerikane u forcua në krahasim me atë evropiane, kështu që çmimi i euros rrëshqiti në 1,0845 dollarë, ndërsa dje në këtë kohë ishte 1,0885 dollarë.
Nga ana tjetër, çmimet e naftës ranë.
Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës rrëshqiti mëngjesin e sotëm me 0.37 për qind, në 76.35 dollarë, ndërsa në tregun amerikan fuçia ra me 0.17 për qind, në 71.65 dollarë. /Telegrafi/