Bledi Mane është rikthyer të sulmojë sërish Luizin, pas daljes nga “Big Brother VIP”. I ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, Bledi deklaroi se gjatë kohës që ai ishte i alkoolizuar, Luizi luante bixhoz.
Po ashtu, ai shtoi se 60 perqind e vajzave që pëlqejnë Luizin, janë të trajtuara keq nga meshkujt.
“Kur unë konsumoja pije, Luizi luante lloto. Nu është gjë negative por dëmton veten. Ai djalë kam shpresën dhe e meriton që do e fitojë. Të jemi realist.
Për 10 vjet u zhduk, unë i kam thënë mos u zhduk më, kjo është koha jote e artë. 60 perqind e femrave që pëlqejnë Luizin trajtohen keq nga meshkujt”– tha Bledi.