Këngëtari Blero ka thyer heshtjen lidhur me ndarjen e bujshme me Afronën. Blero ka treguar se ndarja nuk ka qenë aq e thjesht siç është thënë.
“Lidhjen e kam ndje si një lloj aktrimi gjithmonë ka qenë në fokus parja. Gjithçka ka qenë e bukur sa ka pasur kur i kam kufizi shpenzimet jam parë si i keq.
Nuk është se nuk jam intelegjent për t’i parë këto gjëra por kam hesht për me e pa deri kur po shkon. Pasi e kemi hap biznesin ajo është zhdukur, tash do eci me hapa ligjor. Kam qenë i mirë asnjëherë dorështrëngues por edhe pse e kam mbyllë njërin sy s’do të thotë se nuk e kam parë”, ka thënë Blero në Prive.
Tutje, Blero ka thënë se ndarja e parë me Teuta Krasniqin ka qenë me mirëkuptim. “Ndarja e parë ka qenë me një nivel të lartë edukativ dhe me mirëkuptim por çdo njeri nuk e ka këtë vlerë”.
Aktualisht ai po e shijon një lidhje të re për të cilën thotë se po e përjeton një ndjenjë që nuk e kishte njohur më herët. Shiko videon: