Këngëtari i njohur Blero duket se nuk e ka ndërmend të ndalojë së zbuluari për publikun, detaje nga jeta personale. Kësisoj, artisti ka ndarë me ndjekësit e tij në mediat sociale një imazh enigmatik që lë goxha për të dëshiruar.
Ai ka postuar një fotografi duke u puthur me një vajzë, veç se fytyrën e saj e ka mbajtur sekrete, duke e mbuluar me një “emoji”, njofton Klankosova.tv. Ylli i hitit “Ne u ndamë”, gjatë këtij viti i ka dhënë fund martesës me blogeren Afrona Dika, e që njëherësh ishte e dyta për të, pas ndarjes vite më parë nga aktorja, Teuta Krasniqi.
Shiko foton më poshtë: