Butrint Imeri tash e sa vite ka “rrëmbyer” zemrat e publikut shqiptar, por edhe më gjerë. Ai është një prej këngëtarëve më simpatikë dhe më të suksesshëm të gjeneratës së re të artistëve.
Këngëtari i njohur, i hiteve të shumta, e i cili vlerësohet edhe për fizikun e tij të pashëm, sot ka ditëlindjen dhe ka mbushur 27 vjet.
Festën e ka nisur qysh mbrëmë, me një organizim të veçantë, ku përveç më të dashurve të tij, morën pjesë edhe shumë emra të estradës.
Disa nga pamjet nga kjo festë tashmë janë publikuar, të cilat mund t’i shihni më poshtë: