Butrint Imeri njofton ndarjen nga jeta të njeriut të afërm
Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e ndarjes nga jeta të gjyshit të tij. Dita e sotme është padyshim një nga më të trishtat për këngëtarin e njohur, i cili ka humbur babain e nënës, Ramadan Berisha.
Lajmin prekës e ka ndarë vetë Butrinti duke publikuar një nga fotot e tyre nga takimet e fundit në spital ku gjyshi i tij po kurohej.
Ndërsa daja i këngëtarit, avokati i njohur Besnik Berisha ka njoftuar gjithashtu ndarjen nga jeta të babait të tij.