Butrint Imeri festoi ditëlindjen. Ndërrimin e akrepave të orës me të hyrë në 3 korrik, ai e priti në një festë private luksoze në Shqipëri krah shumë fytyrave publike.
Aty ishin edhe emra që nuk është se i kemi parë shpesh me Butrintin por mungoi ‘vëllai i tij’, Don Xhoni.
Reperi nuk u pa askund dhe për më tepër as nuk uroi në rrjete sociale.
Ndjekësit kanë ngritur pikëpyetjet e tyre për arsyet përse mungoi Don Xhoni në festë dhe me një urim në rrjete sociale.
Dyshimet janë shtuar me një video sot pasdite vonë, ku reperi shfaqet në oborrin e shtëpisë. /afterparty.al/