Buzhala i ashpër pushtetin: Besnik Bislimi gjuajti i pari në drejtim të opozitës.
Gazetari Berat Buzhala ka kritikuar pushtetarët nga Lëvizja Vetëvendosje, pas rrahjes fizike që ndodhi sot në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, ky pushtet që negocion me njerëzit e Millan Radojiçiqit për veteranët e UÇK-së, duhet të jetë më modest dhe jo shpifës, transmeton Paparaci.
“Pushteti qe negocion me njerezit e Milan Radojciqit per veteranet e UCK’se, pushteti qe nxinet tuj i shajte koleget shqiptare te njerezit e Milanit, besoj qe duhet me qene ma modest dhe ma keqardhes ne reagim, e jo arrogant dhe shpifes. Cili ke reagimi i pushtetit, pas incizimeve? Me shajten mu, u tallen me veteranet, e mbrojten Mimozen. Shume mire, ama duhen me e dite qe mundet me pase reagime”, shkroi Buzhala në Facebook.
Ai gjithashtu tha se dhuna kurrë nuk është argument ndonëse u shpreh se “gjësendin e parë në drejtim të opozitës e gjuajti zv/kryeministri Besnik Bislimi”.
“A eshte dhuna argument? Kurre. Ne asnje moment, ani pse gjesendin e pare ne drejtim te opozites e gjujti Besnik Bislimi, gjeniu i terheqjes se forcave policore. Opozita gjujti uje. Pushteti aktual perpara ka gjujte gaz lotesjelles. Nje popull nuk i nenshtrohet nje personi. Pike”, shkroi ai.
‘Opozita eshte e vogel qaq sa nihet e vogel, e jo qaq sa i thote pushteti qe je e vogel.
Ky pushtet brutal dhe i papergjegjshem, me ne krye Albin Kurtin, eshte tuj e zhba demokracine. Cdo dite ngapak. Normalisht qe duhet me reagu. Normalisht qe duhet me e ndale”.