8.6 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Çfare ndodh me njeriun në natën e рarë раѕi largohet nga kjo botë

Cfare ndodh me njeriun në natën e parë pasi ndërron jetë.Në “El-Musned” përmendet hadithi i transmetuar nga El-Bera’ë Bin Azibi, i cili ka thënë:

“Bashkë me të Dërguarin e Allahut dolëm për të përcjellë xhe’nazen e njërit prej burrave nga ensarët, derisa arritëm te një va’rr, të cilit nuk i ishte bërë akoma lahdi. I Dërguari i Allahut u ul dhe ne u ulëm rreth tij. Dukej sikur mbi kokat tona qëndronte ndonjë zog. Profeti (a.s) kishte një shkop në dorë dhe me të gërryente tokën.

Ai ngriti kokën dhe tha: “Kërkoni ndihmë nga Allahu prej dënimit të va’rrit.” I përsëriti këto fjalë dy apo tri herë dhe më pas shtoi: “Me të vërtetë, kur robi besimtar po largohet nga kjo botë dhe po i afrohet tjetrës, atij i zbresin engjëjt prej qiellit me fytyra të bardha.

Ata kanë me vete qefina prej qefinave të Xhenetit dhe parfume prej parfumeve të tij. I afrohen njeriut aq pranë, sa ç’është edhe shikimi i tij. Më pas vjen engjëlli i vde’kjes, i ulet pranë kokës dhe i thotë:

“O shpirt i qetë, dil drejt faljes dhe kënaqësisë së Allahut!” Shpirti do të dalë, ashtu siç del pika e ujit nga burimi. Më pas ëngjëlli i vd’ekjes do ta marrë shpirtin e tij, por engjëjt e tjerë do t’ia marrin dhe nuk do ta lënë për asnjë çast në dorën e tij (ëngjëllit të vd’ekjes), do ta vendosin në qefin, do ta lyejnë me parfumin e Xheneti dhe prej (shpirtit të) tij do të kundërmojë një erë si era e aromës më të mirë që mund të gjindet në tokë. Duke u ngjitur në qiell bashkë me të, ata do të hasin në një grup engjëjsh të tjerë, të cilët pyesin:

“Ç’është ky shpirt i mirë?” Engjëjt shoqërues do t’u përgjigjen: “Është filani, i biri i filanit” dhe e thirrin atë me emrat më të mirë më të cilët e thërrisnin në jetën e dynjasë. Kur arrijnë te qielli i dynjasë, ata kërkojnë që t’u hapet dera. Ajo hapet dhe banorët e afërt të secilit prej qiejve e përhapin lajmin te njëri-tjetri, derisa arrijnë në qiellin e shtatë. Atëherë, Allahu xh.sh thotë: “Shkruajeni librin e robit tim në Ilij-jin dhe kthejeni në tokë, sepse Unë i kam krijuar prej saj, do t’i kthej përsëri tek ajo dhe nga ajo do t’i nxjerr edhe një herë tjetër”.

Pastaj, Profeti (a.s) vazhdoi: “Dhe shpirti do t’i kthehet në tokë e do t’i vijnë dy engjëj, do ta ulin dhe do ta pyesin“Kush është Zoti yt?”Ai do të përgjigjet “Zoti im është Allahu. Më pas, ata do ta pyesin për herë të dytë: “Cila është feja jote?”Ai do të thotë:‘Feja ime është Islami.”Engjëjt do të vazhdojnë:“Kush është ai burrë që u dërgua te ju?”Besimtari do të përgjigjet:“Ai është Muhamedi, i Dërguari i Allahut.”Pyetja tjetër e engjëjve do të jetë:“Cila është dija jote?”Ai do të thotë:“Unë kam lexuar librin e Allahut, e kam besuar dhe e kam miratuar atë.”Atëherë, një thirrës do të thërrasë prej qiellit:“Robi im tha të vërtetën, pra shtrojeni me shtroje të Xhenetit, visheni me rroba të Xhenetit dhe hapjani një derë drejt Xhenetit.” Profeti (a.s) tha:

“Atij do t’i vijë era e mirë e Xhenetit dhe va’rri i tij do të zgjerohet, sa ta ketë shikimin.Do t’i vijë një burrë me fytyrë të bukur, me rroba të mira dhe aromë të këndshme dhe do t’i thotë: “Përgëzohu me atë që të gëzon!Kjo është dita që të ishte premtuar!” Besimtari e pyet:“Kush je ti?Fytyra jote është fytyra e atij që vjen me të mira.” Burri i përgjigjet:“Unë jam puna jote e mirë.” Besimtari thotë:“O Zot, bëje kiametin, o Zot bëje kiametin, në mënyrë që të kthehem te familja dhe te pasuria ime.”Kurse, kur robi jobesimtar largohet nga kjo botë dhe i afrohet tjetrës, atij i zbresin engjëj me fytyra të zeza.Ata kanë me vete armore dhe i ulen pranë, aq sa është shikimi i tij.

Më pas, i vjen engjëlli i vdek’es, i cili i ulet afër kokës dhe i thotë:“O ti shpirt i keq, dil drejt urrejtjes së Allahut dhe zemërimit të Tij.”Shpirti do të zhytet në trupin e tij dhe engjëlli do ta shkulë, ashtu siç shkulet hekuri nga leshi i lagur.Më pas ëngjëlli i vde’kjes do ta marrë shpirtin e tij, por engjëjt e tjerë do tia marrin dhe nuk do ta lënë për asnjë çast në dorën e tij (ëngjëllit të vde’kjes)dhe do ta vendosin tek armoret nga të cilat del një aromë e keqe, sikurse era më e keqe e kufomës që gjendet në tokë.

Do të ngjiten lart bashkë me të dhe rrugës do të kalojnë pranë një grupi engjëjsh, të cilët do të pyesin:“Ç’është ky shpirt i keq?” Engjëjt shoqërues do të përgjigjen:“Është shpirti i filanit, i biri i filanit” dhe e thirrin atë me emrat më të shëmtuar më të cilët e thërrisnin në jetën e dynjasë.Kur të arrijnë te qielli i dynjasë,ata do të kërkojnë që t’u hapet dera, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.”Më pas, i Dërguari i Allahut (a.s)lexoi ajetin kuranor:“Atyre nuk do t’u hapen dyert e qiellit dhe as nuk do të hyjnë në Xhenet, derisa të hyjë deveja në vrimë të gjilpërës.”

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...