Kiara Tito është eleminuar nga shtëpia e Big Brother Vip Albania për tu kthyer menjëherë një javë më pas, pasi është votuar nga publiku që të kthehet përseri pasi dëshirojne ta shohin me Luizin.
Por këtë herë ajo erdhi me një ndryshim të madh në sjellje që i ka bërë përshtypje jo vetëm banorëve por edhe publikut të cilë thonë se po e bën për famë pasi sillet arrogante dhe po i dhuron shumë dashuri Luizit.
Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë banorëve që të shohin Big Brother Portokalli, por jo të gjithë, vetëm ata që kaluan sfidën ku secili prej tyre duhet të kalonin pishinën nga njëra anë në tjetrën, duke përdorur komerdaret, pa u rrëzuar në ujë dhe ishin disa nga banoret qe e fituan sfiden.
Efi, Luizi, Kiara, Kristi, Jori, Qetsori, Nita, Visi dhe Dea kanë qënë banorët që kanë kaluar provën me sukses dhe pjesa tjetër e banorëve kanë qëndruar në dhomën e gjumit gjatë kohës kur u dha spektakli i Big Brother Portokalli. Banorët kanë qeshur dhe e kanë marrë me sportivitet kur kanë parë veten e tyre të imituar në Portokalli, madje disa prej tyre jane shkrire se qeshiri me humorin qe e percollen ata permes imitimeve.
Por duket se Kiara nuk është ndjerë mirë nga imitimi që i kanë bërë dhe këtë gjë ia ka treguar dhe Luizit pasi panë Big Brother Portokalli. Kiaren e kishin imituar duke qendruar shume afer Luizit madje Luizi duke i thene se deshiroj hapesiren time si dhe momentet qe kishin kaluar ne shtrat bashke.Shiko videon: