Duke filluar nga muaji gusht, për të vazhduar në muajin shtator deri në fund, shkollat ka qenë temë kryesore për çdo ditë në mediat tona. Kjo për faktin se greva nuk kishte të ndalur, për faktin se as Qeveria, as SBASHK’u nuk lëshonte pe. Ishte kjo e fundit e cila më në fund lëshoi pe, duke e vënë në votim vendimin për fillimin e mësimit tek anëtarësia, e cila rezultoi me nisjen e mësimit më shumë se në muaj më vonë, shkruan Korrespodenti.
Por, kjo telenovelë nuk përfundoi më 3 tetor, kur nisi mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës, pasi që për ditë të tëra, arsimtarët grevistë nuk morën pagat. Pas një presioni të madh, Qeveria ekzekutoi pagat, duke i quajtur si avans për zëvendësimin e orëve të humbura.
Lidhur me këto zhvillime, këto ditë është ripublikuar një video, e cila ishte bërë virale, ku një mësues shihet duke e rrahur vetën para nxënësve, dhe dukë thënë se pse zgjodhi të bëhet mësues.
Edhe pse kjo video ishte publikuar në fund të muajit qershor, pra para se të fillonte greva, siç mund të shihet, në të, ka mësimdhënës që janë të lodhur nga kjo punë.
Edhe pse nuk dihet se ku ka ndodh kjo ngjarje, video është publikuar nga kanali në gjirafa video “Kids of Kosova”, pamjet e të cilave duket të jenë mjaftë shqetësuese, sidomos për një mësues, të cilët, shumicën e rasteve kanë qenë shembull para nxënësve. /Korrespodenti
Për ta parë këtë gjest të tij para nxënësve, ju ftojmë ta shikoni Videon duke Klikuar KËTU.