Edhe këtë vit një pjesë e madhe e kosovarëve kanë vendosur që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri, shkruan Raporto24.
Megjithatë çmimet duket se janë rritur me të madhe, e për këtë dëshmojnë ankesat e atyre që tashmë po ballafaqohen me një realitet të tillë.
Në bazë të një fotoje që e ka dërguar një lexues, një birrë në Shëngjin kushton 550 lekë, e që duke nisur nga fakti që shumica e tyre 1 euro e marrin për 100 lekë, kjo i bie që një birrë kushton 5 euro e 50 cent, ndërkaq një shwepss 250lekë, që i bie 2 euro e 50 cent.