Të enjten më 29 qershor është hapur pishina e Gërmisë. Aty po organizohen evente të ndryshme për fëmijë e të rritur.
Tashmë është publikuar edhe çmimorja. Çadra e madhe është me çmim 30 euro, kabina e vogël 6 euro, kurse çadra me dy shellzone 4 euro.
Ato fillojnë nga 4 euro për të rritur dhe nga 2 euro për fëmijë, ndërsa çmimet ndryshojnë nga ora 16:00 si dhe vikendeve.
Ndërkaq, ushqimi nga jashtë është ndaluar nga kompania mirëmbajtëse e pishinës, pasi sipas tyre, po hudhen mbeturina në ujë.
“NDALOHET RREPTËSISHT USHQIMI NGA JASHTË! Kjo është gjendja e tmerrshme e ujit pas daljes së vizitorëve nga pishina e Gërmisë😔! Qytetarë të dashur, ju bëjmë thirrje dhe ju lusim që të kujdeseni për pastërtinë e ujit dhe hapësirave rreth pishinës sepse është në të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë!”, thuhet në njoftimin e NPL Sport Marketing SH.A.