Familjarët e Samet dhe Fisnik Ismajli, dy të dënuar për vrasjen e kushëririt të tyre M.I., e kanë cilësuar skandaloz aktgjykimin e Gjykatës së Apelit që e la në fuqi dënimin me burgim ndaj të dënuarve, ndonëse ua zbuti dënimin me disa vite më pak burgim.
Disa javë më parë, Gjykata e Apelit e vendosi që Samet dhe Fisnik Ismaili, si dhe kushëriri i tyre Besmir Ismajli, të vuajnë secili nga 21 vite burgim për vrasjen e M.I. në Sadovinë të Vitisë më 2019.Sipas një reagimi të familjarëve të Samet dhe Fisnik Ismaili, asnjëri prej tyre nuk janë fajtorë për vrasjen e kushëririt të tyre.
Përmes këtij reagimi publik, avokatët e dy të akuzuarve për një vrasje me dashje të ndodhur në Sudovinë të Gjilanit, njoftojnë publikun e gjerë rreth procesit dhe gjykimit skandaloz, i cili për epilog nxjerrë fajtor dy qytetar të pafajshëm për një vepër për të cilën nuk janë fajtor, duke i dënuar secilin me burgim me nga 21 vite secilin pa e goditur/prekur viktimën”, thuhet në reagim.
Familjarët e dy të dënuarve kanë publikuar një video të vrasjes së ndodhur në nëntor të vitit 2019.Sipas tyre, kjo provë dëshmon se Samet dhe Fisnik Ismaili nuk e kishin prekur me dorë të ndjerin, i cili kishte vdekur pas lëndimeve të marra nga goditjet me shufra metalike.“Në materialin e bashkëlidhur mund të shihet në video, e shënuar me shigjeta, se të dënuarit Samet dhe Fisnik dhe familjarët e tyre në pronën e tyre sulmohen nga familja e të ndjerit”, thuhet në reagim.