Sot ka filluar rrënimi i pesë vilave që janë ndërtuar pa leje përreth Liqenit të Batllavës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia, i cili ka informuar se aksioni është zhvilluar nga Drejtoria e Inspeksionit, me asistencë nga Policia e Kosovës.
Zhitia ka treguar se aksioni ka qenë i planifikuar të zhvillohej të hënën. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet eskavatori duke rrënuar një vilë super luksoze. Rrënimi i vilave po bëhet me vendim të Inspektoratit të Komunës së Podujevës. Një aksion i tillë ishte planifikuar për të hënën por Policia e kishte shtyrë shkaku i situatës në veri.
Shiko videon: