Rita Haziri, është një këngëtare e re në treg. Ani pse ka pak kohë që ka hyrë në industrinë e muzikës, ajo ka arritur që shumë shpejtë ta bëjë për vete një numër të madh adhuruesish, shkruan ORAinfo. E veçanta e saj është se ajo në këtë rrugë ka hyrë së bashku me të fejuarin, Fidan Gashi.
Është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit. Rita Haziri ka spikatur që në start përpos për muzikën edhe për paraqitjen. Gjithnjë e kuruar, në respekt të skenës. Bukurinë, ajk e paska të trashëguar. Kjo është kuptuar nga fotografia e postuar me rastin e ditëlindjes së nënës së këngëtares. Ato po duken si shoqe, e jo si nënë e bijë.
Shikoni foton dhe bindeni!