Dea Michel ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albania Radio. Ajo ka realizuar intervistën e parë zyrtare pas më shumë se 3 muaj izolimi. Dea ka treguar se në disa faza të lojës ka dashur të largohet nga shtëpia VIP.
‘2 herë e kam menduar, një herë para dasme, isha e ngarkuar dhe një herë tjetër tani pa kaluar shumë kohë. Bëra takim me psikologen… atë javë kam qenë e mërzitur se fola me mamin në telefon dhe më dukej sikur i kisha harruar zërin, u mërzita se kuptova që Olta do dilte po nuk e thoja dot, isha e ngarkuar mendoja edhe për njerëzit që kam jashtë më dukej sikur i braktis’, u shpreh Dea.
Për sa i përket mungesës në dasmën e Luizit dhe Kiarës, Dea u shpreh e penduar.
‘Kur kthehem mbrapa mendoj që duhet të kisha ikur te dasma, por kur mendoj se ishte gjendja ime, isha e mërzitur se nuk më pëlqenin shumë gjëra që nuk dua ti risjell, sjellja e Luizit me vajzat dhe me mua isha dhe me nerva dhe nuk doja… Nese kthej kohën mbrapa dhe nëse do ndodhte tani do kisha shkuar sepse jemi ndryshe, jemi afruar me njëri-tjetrin, kushdo që do kishte qenë,’-tha Dea.