“Ti s’je normal”, “Kqyre moj ti veten”, debate të ashpra mes Efit dhe Nitës. Fshehja e parfumeve nga Luizi, ka nxitur debate në shtëpi, teksa banorët ende nuk e dijnë se kush e ka bërë.
Nëse nuk është mision i “Vëllaut të Madh”, Efi e ka quajtur dështim, shkruan lajmi.net. Pas kësaj ka reaguar Nita e cila u ka kërkuar vajzave që të mos nguten.
Mes ironive kanë shpërthyer debate edhe më të ashpra. Ishte, Efi ajo e cila i tha këngëtares nga Kosova se nuk është normal, dhe kjo e fundit ka reaguar ashpër.
Efi ka vazhduar me replikat e saj e cila e ka quajtur edhe “Mbretëresha e ironisë”.