Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu i cili vdiq papritmas në moshë të re, do të varroset sot në varrezat e fshatit Remnik. Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e fshatit.
Sefiu ka vdekur në moshën 34 vjeçare, pikërisht në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan. Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe ish kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Ai është dajli i mikrobiologes së njohur, Dr. Ajhane Sefiu. Nëpërmjet profilit virtuar, Sefiu ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e të birit. “Dhimbje e madhe Biri Im Dr. Rasim Sefiu CIMI…” , ka shkruar ajo. Vdekja e papritur e dr. Rasimit ka tronditur Gjilanin. Ai ishte i martuar dhe la pas vetës gruan dhe dy fëmijë. Varrimi i të ndjerit është bërë sot né ora 16:00, në varrezat e fshatit Remnik.