Të moshuarve nuk është se iu pëlqen mënyra e jetesës sot. Shumë prej tyre ndjejnë mallë kur e kujtojnë kohën e kaluar, por fshatrat janë ato që kanë ndryshuar më së shumti.
Unë e mbaj në mend, shpijat në Shalë tek dy kanë qenë me çeremide, dy kulla në Bajgorë. E mbas një kohe e ka ndërtu edhe mixha e baba odën me çeremide, se krejt me kashtë jon kanë. Sot nuk gjanë askund shtëpi me kashtë”, thotë për ATV-në, Musa Uka, banor i fshatit Bajgorë, përcjell atvlive.tv.
Për dallim nga sot, Musa thotë se në të kaluarën banonin shumë familje në një shtëpi.
“Kur u kanë ajo familja 24 anëtarshe, u kanë e kryrë dhe ndryshe nuk bën. Mixha u kanë i vjetër, qysh ka thanë ai, tanë kanë thanë, 24 anëtarë. Sot duhet njëzet herë me ju thanë për një punë, e bahen kishe nuk dëgjova. Kryesore u kanë, rahat jemi kanë, rrenë s’ka pas, dallavere jo, shneta u kanë, dekën s’ka mujt me e ndalë askush, kur i ka ardh deka u dekë”, rrëfen Uka. /atvlive.tv