Afishet i vendosën gjithandej në fshatin Studenicë të Istogut. Me to, familja Ramqaj njofton se djali i tyre, Diloni, ndërroi jetë një natë më parë në Stan te Gropa e Erenikut në Junik. Aty, i riu kishte shkuar që të punonte për pastrim të disa vilave së bashku me disa të afërm të tjerë, e ku u la në njërën nga to.
Me të parë se 16-vjeçari për 30 minuta nuk po dilte nga njëra prej këtyre shtëpizave, ata që ishin me të vendosën të shkonin e ta shikonin, por e hasën pa shenja jete në dysheme. Familjarët nuk kanë dyshime tek askush. Me rastin po merren njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe nga Prokuroria Themeloren në Pejë. 16-vjeçari u varros pasditen e të dielës në fshat.
Shiko kronikën e plotë në videon e më poshtme: