Lajm i trishtë nga Turqia. Emel Atici, një nga aktoret e telenovelave turke është gjetur e vd ekur nën rrënijat e tërmetit tra gjik në Turqi bashkë me vajzën e saj, Püryan. Mediat turke shkruajnë se nënë e bijë e gjetën pas një jave gërmimesh nën rrënojat e shtëpisë së tyre.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores me vlerë të serialeve tona televizive në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë.
Për Emel Aici dhe vajzën e saj të dashur, për të gjithë qytetarët tanë që humbën jetën në tërmeti, Zoti shpreh ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurit e tyre”, thuhet në deklaratën e agjencisë me të cilën aktorja kishte lidhur kontratë për xhirimet e serialeve.
Një tjetër aktore që është zhdukur prej një jave dhe që dyshohet se ndodhur gjithashtu poshtë rrënojave, është Cansu Dere, ylli i seriali ‘Ezel’. Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 34,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet.