Një djalë dhe një vajzë pas një lidhje dashurie vendosën të martohen. Pas një kohe në martesë çiftit i lindi një djalë. Kur djali i mbushi 4 vjeç e ëma u së.mur nga një sëm.un dje e vështirë dhe v d i q. Djalit fillo ti mungojë e ëma.
I mungonte dashuria e nënës, përqafimet, ledhatimet, tregimet që i a tregonte ajo, ushqimet e ngrohta… Një ditë e pyeti babanë se ku është nëna, pse nuk vjen në shtëpi? Babai i lodhur nga puna dhe obligimet e shtuara në shtëpi i tha:
“Nëna jote bir ishte shumë e lodhur nga së.mun.dja dhe tash është duke pushuar. Është tek varret e fshatit tash. Atje pushon dhe nuk vjen më”. Kur djali u rrit dhe filloi të shkoj në klasë të parë ai disi dallohej nga nxënësit tjerë, sepse nuk kishte kush të kujdesej pë të. Filluan ta përsheshnin shokët e klasës, por edhe mësuesi i tij filloi ta qortoj për pamjen dhe shpërqëndrimin e tij në shkollë. Një ditë djali i vogël i lodhur nga gjitha këto nënçmime dhe përbuzje vajti te varri i nënës dhe e hodhi çantën mbi varr.
“Zgjohu nënë! Zgjohu nëse je ngopë me gjumë tashmë!Ma kap dorën dhe eja me mua në klasë! Eja dhe përgjigju mësuesit tim që vazhdimisht më thotë: “Ç’nënë të pakujdesshme që ke! Të dërgon në shkollë, pa të furnizuar me ushqim paraprakisht. Madje as që kujdeset për veshjen tënde! As detyrat e shtëpisë s’të ndihmon t’i bësh.” – i pikëlluar e me lot që ja përshkonin buzët ju drejtua djaloshi nënës së vdekur. “Mos e përul jetimin!” [Kur’an: 93:9]