Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni krahas një karriere të suksesshme në muzikë, nuk i lë anash as bamirësitë për personat në nevojë. Rap-artisti nga Drenica edhe në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit ka vendosur që të dhurojë donacion për ndërtimin e një shtëpie të re për një familje.
Këtë donacion, reperi vendosi që ta bënte përmes shoqatës së bamirësisë “Jetimat e Ballkanit”, ku edhe ishte i pranishëm për iftar.Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i kësaj organizate, humanisti Halil Kastrati përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Faleminderit shumë Don Xhon. Përmes shoqatës tonë po e gëzon një familje me shtëpi të re. Për Iftar sot te shoqata jonë ishte këngëtari Don Xhoni i cili dhuroi donacion për ndërtimin e një shtëpi për një familje nevojtare. Zoti e shpërbleftë”, ka shkruar Kastrati sipër një imazhi ku shihet bashkë me Don Xhonin.
Reperi i njohur, Don Xhoni vitin e kaluar e ka permbyllur si të suksesshëm me shumë projekte të reja e mbrëmje muzikore. Teksa jemi në periudhën e dimrit, reperi nga Drenica jave me pare kishte zgjedhur këtë kohë që të shijojnë pushimet në bregdet, ku ndau shume video e fotografi nga pushimi.Shiko postimin: