Doktori Faik Bllata ka dhuruar nga 50 euro për 15 familje në Mitrovicë dhe 15 në Skenderaj të prekura nga vërshimet. Postimi nga faqja Radio Televizioni i Mitrovicës: Doktor Faik Bllata gjithmonë afër qytetarëve. 15 familjeve në Mitrovicë dhe 15 të tjerave në Skenderaj që u dëmtuan nga vërshimet, u dha nga 50euro.
Kutojmë se mbrëmë rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë ia dalim’’, organizim tre orësh ky i cili u transmetua në disa televzione në Kosovë. Në Prishtinë u organizua live një donacion për mbledhjen e fondeve për ndihmë të qytetarëve që u preken nga vërshimet.
Në këtë program që po shfaqet live në shumicën e televizioneve në Kosovë, të pranishëm për të pranuar telefonata dhe donacione ishin Leonora Jakupi, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son, Remzije Osmani, Hekuran Krasniqi, Ana Kabashi, Fatos Kryeziu, Osman Azemi etj. Në një moment Mozzik ka bërë një gjest shumë human, duke ofruar shumën e madhe prej 20 mijë eurosh për banorët e prekur nga vërshimet. Mozzik theksoi se kjo shumë shkon nga ai dhe familja e tij në ndihmë të këtyre qytetarëve që sot kanë nevojë.
Gjysmë milioni mjete, do t’iu dedikohen familjeve që pësuan rëndë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të shumta atmosferike që ndodhën kohës së fundit në mbarë Kosovën. Donacionet u dhuruan nga telefonatat e qytetarëve dhe bizneseve të cilët drejtpërdrejtë u realizuan gjatë transmetimit në televizion.