Hoça e Madhe aktualisht është shumë e tensionuar për shkak të tentimit të doganës së Kosovës për të konfiskuar një sasi të madhe vere të familjes Petroviq. Një numër i madh banorësh serbë janë në rrugë duke kundërshtuar.
Pjesëtarët e njësisë speciale të policisë janë para shtëpisë, të pronarit të vreshtës Srgjan Petroviq. “Kosovo Online” raporton se djali i Petroviqit është ngjitur në kulmin e shtëpisë nga ku i ka kërcënuar policët se do të hidhet, përcjell Insajderi. Të tubuarit po përpiqen të bindin policët e Kosovës që të heqin dorë nga konfiskimi i verës nga vreshta e Petroviqit. /Insajderi
Shiko videon: