Ky është rasti i gruas që ka vendosur të krijojë një bërthamë me fëmijë të kombësive të ndryshme. Nëse po mendoni për birësimin, e keni gabim, ajo ka gjetur një mënyrë tjetër shumë origjinale për të vënë në jetë ambicien e saj. Si ia ka dalë? Le ta zbulojmë së bashku.
Me një video të postuar në internet dhe që është bërë shpejt virale, 36-vjeçarja ka tërhequr kureshtjen e shumë përdoruesve për rrëfimin e saj. “Dua të kem 10 fëmijë dhe të gjithë duhet të jenë të një kombësie tjetër”- deklaroi kjo nënë. Si të arrihet ky qëllim? E thjeshtë: vajza ka vendosur që secili prej fëmijëve të saj të ketë një baba të ndryshëm.
Një zgjedhje sigurisht origjinale për të cilën ajo duket se ndihet krenare dhe në fakt e ndan e lumtur dhe e kënaqur. Gjithçka nisi me shtatzëninë e saj të parë në moshën 14-vjeçare, prej të cilës gruaja vendosi të mos ndalet dhe vazhdimisht është në kërkim të partnerit ideal për të përmbushur projektin e saj prindëror dhe për të arritur numrin perfekt të pasardhësve.
Por kushtet nuk mund të ndryshojnë. Për momentin, në fakt, 36-vjeçarja është nënë e “vetëm” 7 fëmijëve dhe për rrjedhojë, 3 mungojnë në apel para se të mund të shpallin rrethin e lindjeve të mbyllur.
A do të jetë në gjendje të gjejë tre burra të tjerë të gatshëm të ndajnë një përvojë të ngjashme dhe të bashkohen me një familje kaq të gjerë? Nuk e dimë, por ajo për të cilën jemi të sigurt është zhurma që u ngrit mes përdoruesve të shumtë që mirën vesh historinë.
Pyetjet që i bëhen gruas në lidhje me zgjedhjen e saj janë të shumta: disa kanë pyetur pse, të tjerë nga vjen kjo ambicie, të tjerë nëse ka pasur ndonjëherë një partner të qëndrueshëm me të cilin ajo ka ndarë vullnetin e saj dhe nëse secili nga 7 baballarët tashmë janë të pranishëm. Shumë pyetje të cilave gruaja nuk ka ndërmend t’u përgjigjet, por preferon të lërë një pikëpyetje të madhe në mendjet e njerëzve. Çfarë mendoni për gjithë këtë?