Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaras 101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit.
Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias tha se Ayfer, 15-vjeçe, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13-vjeç, u shpëtua dy orë më vonë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën rrënojat dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.
Zjarrfikësit folën me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë të ndërgjegjshme. Ajo tha se e kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin pak kur ajo të dilte e sigurt. Ata gjithashtu i lëshuan asaj muzikën që ajo kërkoi. /Klankosova.tv