Blerina Toçila është një nga nënat e ftuara në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të ndarë historinë e saj me vajzën, Altean e cila ka sindromën Down. Blerina është nënë e dy vajzave më të mëdha, 3 dhe 5 vjeçe dhe çifti vendosi se kishte ardhur koha të zgjeronte familjen.
Gjatë periudhës së shtatzënisë bashkëshorti i Blerinës ishte në emigrim siç edhe vijon ende ndaj ajo i kryente e vetme kontrollet rutinë. Gjatë tyre mjeku nuk i komunikoi në asnjë moment se fëmija ishte me sindromën Down dhe sipas Blerinës, shkaku mund të ketë qenë fakti se ajo nuk kishte pranë bashkëshortin.
Në momentin e lindjes së Alteas ai ishte i pranishëm dhe mjekja vuri atë në dijeni se dyshohej që fëmija të kishte sindromën Down. Vetë Blerina tregon se e nuhati këtë kur lau fëmijën dhe në fillim, përjetimi ishte shumë i vështirë përpara se gjithçka të bëhej më e lehtë.