Eriselda ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” me një deklaratë shumë të fortë kundrejt bashkëshortit të saj. Në insertin prezantues të rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan ajo shprehet se i ka kontrolluar celularin bashkëshortit sepse dyshonte se e tradhtonte.
Eriselda: Dyshoja që bashkëshorti më tradhtonte. E shikoja që fliste në telefon nëpër cepat e shtëpisë. Vendosa t’i kontrolloj fshehurazi telefonin. Nuk po e besoja. Gjithë ato mesazhe, gjithë ato telefonata vetëm në një numër dhe kur e zbuloj, ishte një burrë. Pasi hyn në studio, Eriselda zhvillon një bashkëbisedim të shkurtër me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin duke konfirmuar veprimin e saj dhe shprehur ndjesinë që ka përjetuar.
Video më poshtë:
Ardit Gjebrea: Pra, në mesazhet që ti kontrollove në celularin e bashkëshortit, pe që ai fliste me një mashkull?
Eriselda: Shumë e vërtetë zoti Ardit. Jo jam pataksur, po kam vënë duart në kokë realisht. Shumë telefonata, shumë mesazhe në një numër telefoni.
Eni Çobani: Nuk doli ajo që ti mendoje, një grua por…
Eriselda: Nuk doli një grua, dyshoja për tradhti, por… doli një burrë.
Bashkëshorti i Eriseldës, Visi, iu bashkua rubrikës për të ndarë anën e tij të historisë. Për më shumë detaje nga konflikti midis bashkëshortëve,mund të ndiqni videon e plotë./tvklan.al