Dy të rinjë kanë humbur jetën një aksident që ka ndodhur në afërsi të fshatit Gojbulë të Komunës së Vushtrrisë, transmeton RepublikaOnline
Policia e Kosovës edhe zyrtarisht ka konfirmuar vdekjen e dy të rinjëve dhe kanë njoftuar se mosha e tyre është 19 respektivisht 17. Sipas policisë në veturë kanë qenë dy personat, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spitalin e Vushtrrisë, shkruan RepublikaOnline.
Komunikata e plotë e Policisë:
Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.
Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e l ëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e v iktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare.
Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të v iktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
RepublikaOnline ka arritur ti siguroj fotot e dy të rinjëve që vdiqen në këtë aksident./RepublikaOnline