Që nga mbrëmja e 9 dhjetorit, po luftonte për jetën bashkë me vajzën e saj në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e goditjeve që morën nga një veturë në Obiliq.
45-vjeçarja nuk arriti që t’i përballojë plagët e rënda dhe si pasojë ndërroi jetë mbrëmë vonë në spital. Sinjali mëson se viktima është Nazmije Bublica. Ajo u godit nga një veturë teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë në rrugën ‘Hasan Prishtina’ bashkë me vajzën 13-vjeçare.
Nazmija bashkë me vajzën e mitur u dërguan me urgjencë në spital ku edhe ku u vendosën për trajtim mjekësor në Mjekimin Intensiv.
Sipas njoftimit të familjarëve, trajtimin mjekësor në QKUK po e vazhdon vajza e mitur e cila po ashtu ka marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.